Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës për prodhim të municionit për ushtrinë tonë. Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm që posa e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë komisionin ndërministror me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”, tha AlbinKurti.