Zëvendës-ministri, Mendim Ibrahim Rugova dhe nënkryetari i PDK-së, i cili mban edhe postin e zëvendës-ministrit të Kulturës, Rexhep Hoti, kanë marrë pozita të larta në Qeverinë e Kosovës. Mendim Rugova në mbledhjen e sotme të Qeverisë është emëruar koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, ndërsa Rexhep Hoti është emëruar edhe koordinator për Kulturë, Rini e Sport. Qeveria Haradinaj ka dyfishuar numrin e ministrave, zyrtarëve, koordinatorëve dhe është kabineti me numrin më të madh të zyrtarëve jo vetëm në rajon, por në krahasim me numrin e banorëve dhe në këtë segment të qeverisjes ekspeditive, mund ta marrë edhe vendin e parë në botë. Edhe kjo është një e arritur për Kosovën, e cila të gjitha punët e tjera i ka “në rregull”, pikërisht sepse ka dyfishuar e trefishuar zyrtarët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …