Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e qeverive të kaluara që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre, Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se me këtë vendim do zvogëlohen shpenzimet e Qeverisë e cila mund t i përdorë për qëllime të caktuara dhe shumë më të nevojshme, sesa përfitimeve pa djersë nga ata që njëherë iu ka dhënë rasti të bëhen zyrtarë dhe të marrin benificione gjatë tërë jetës. Po kështu sot Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ndërmarrjes publike Telekomi. Ministrja e Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se kjo është domosdoshmëri. Ndërmarrja është në gjendje të rëndë ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershme të qeverisë i propozoj qeverisë të Shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Telekomit. 2. Shfuqizohet vendimi i 29 marsit 2018 dhe 11 qershor 2019 të vendimeve të qeverisë për emërimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …