Lista Serbe

Qeveria e Kosovës: Lista Serbe është sajesë e Beogradit, dhe ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës

Qeveria e Kosovës vlerëson se Lista Serbe është sajesë e Beogradit dhe tash instrument i saj dhe ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës, duke e  ngulfatur demokracinë pluraliste brenda pakicës serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës qëndrimin e saj pas një sërë deklaratash pothuajse identike të kryetarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilët vijnë nga radhët e Listës Serbe, e që dolën në mbrojtje të Milan Radoiçiqit, nënkryetarit të kësaj liste, i cili kërkohet nga autoritetet kosovare dhe është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar. Me veprimet e tyre ata po vërtetojnë, se as ata vetë nuk janë të lirë. Janë nën kontroll të plotë të Beogradit dhe tash së fundi edhe janë vënë në ballë të mbrojtjes së bandave kriminale në veri të vendit, teksa udhëheqës të saj janë në listën e zezë të Thesarit Amerika dhe në kërkim nga institucionet tona të ndjekjes”, shtoi Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …