Qeveria vendos që të gjitha institucionet të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në MPB

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID19 në të cilat do të këtë sërish kategorizim të komunave

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID19. Në bazë të vendimit të cilin e ka marrë qeveria, shihet se sërish do të ketë kategorizim të komunave në bazë të numrit të rasteve me COVID-19. Kësisoj, do të rritet orari i lëvizjes dhe funksionimit të gastronomisë dhe operatorëve ekonomik. Po ashtu, qytetarët në zonat e kuqe do të kenë mundësi lëvizjeje deri në orën 21:30. Komunat do të vazhdojnë të kategorizohen në tri grupe sipas rrezikut nga përhapja e infeksionit në komunat me rrezik të ulët ato që kanë deri në 75 persona të infektuar me koronavirus për 100 mijë banorë brenda një jave, ato të rrezikut të mesme me 76 deri 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda një jave dhe komunat me rrezik të lartë me mbi 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda javës.Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve. Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …