leoni

Enver Hoxhaj

Qeveria e Kosovës ndaloi sot trenin ilegal të nisur nga Beogradi

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me trenin ilegal serb të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës. Pas ndalimit të trenit që të futet në Kosovë, Hoxhaj, i cili ka qëndruar në Qeveri së bashku me kryeministrin Mustafa, ka thënë se Kosova do të veproj njëjtë edhe herëve të tjera për ta mbrojtur territorin. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim dhe ka ndaluar trenin ilegal të nisur nga Beogradi. Me këtë provokim të ri, Serbia po tregon që është burim i konfliktit, jostabilitetit dhe provokimit. Është shtet që jeton me të kaluarën e errët. Por kurdo që ka nevojë, ne do të sillemi sërish në mënyrë shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe dinjitetin e një shteti të ri e të pavarur që i kemi borxh shumëçka. Sjelljet e javëve të fundit të Serbisë janë një kambanë alarmi edhe për partnerët tanë evropianë për të kuptuar drejt me çfarë mentaliteti millosheviçian kemi të bëjmë”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …