Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka miratuar draft-kodin e Procedurës Penale. Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ky Kod është harmonizuar me 12 aktet e Bashkimit Evropian. “Nga 457 nene 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe riformuar sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqësore. Ky kod është harmonuzur me 12 aktet e BE-së”, ka deklaruar Tahiri. Ai bëri të ditur se në mesin e ndryshimeve që janë bërë në këtë kod, është paraparë edhe suspendimi i gjithë personave zyrtar për të cilët ngritët aktakuzë. “Ndryshimet themelore në këtë kod kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë për të cilët ngritët aktakuzë, pra kjo vlen për të gjithë personat zyrtar të akuzuar për vepra të korrupsionit”, tha Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …