Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjn për mbylljen e lojërave të fatit. Kryeministri Haradinaj ka thënë se qëllimi i këtij Projektligji është zbatimi i Rezolutës së dalë nga Kuvendi i Kosovës më datë 22 mars. Me vendimin aktual, shfuqizohet ligji në fuqi për këtë kategori. Ai po ashtu ka thënë se Qeveria ka afat prej 30 ditësh që të procedojë në Kuvend ligjin e ri. Me këtë ligj, mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Llotarisë së Kosovës. Vendimi në fjalë vjen pas vrasjeve të ndodhura nëpër kazino në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …