leoni

Avdullah Hoti: Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së, elektorati ynë nuk shkon në Vetëvendosje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka larguar masat e reciprocitetit të vendosura ndaj shtetit serb

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e dytë të qeverisë së tij ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Ai këtë e ka bërë të ditur në konferencë për media duke thënë se po i jep një mundësi dialogut dhe pret edhe nga Serbia t’i heqin të gjitha pengesat dhe të rifillojë dialogu. “Sot në ditën e dytë të punës kemi miratuar rregullorën e organizimit të qeverisë në përputhje me Kuvendin e Kosovës. Sot kemi marrë vendim për heqjen e pengesave për dialogun. Ne presim të njëjtën gjë edhe nga pala serbe t’i heqin të gjitha pengesat dhe të rifillojmë dialogun”, tha kryeministri. Bëhet fjalë për shfuqizimin e Propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë Nr. 01/14, të datës 20 mars 2020, Vendimit të Qeverisë Nr. 01/20, të datës 31 mars 2020, për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë dhe vendimin e Qeverisë Nr. 01/37 të datës 30 maj 2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/20, të datës 31 mars.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …