leoni

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe ka  miratuar propozimin e MMPH-së për shpronësimin e pronave në Hade dhe në fshatin Shipitullë për nevojat e KEK-ut. Ministri, Ferat Shala, ka thënë se pas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria të nxirret vendimi që ky propozim të miratohet. Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ky është një proces i koordinuar nga dy ministritë, ajo e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik së bashku me KEK-un. Me pas, Mustafa ka thënë se më këtë veprim janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike. Gjithashtu, kryeministri Mustafa ka njoftuar edhe për emërimin e tre ministrave të rinj, të cilët zëvendësojnë ministrat e kaluar, që janë zgjedhur deputete. Valentin Toçi  ministër i Tregtisë dhe Industrisë  në vend të Hykmete Bajramit, ndërsa  Emanul Demaj ministër i Punëve të Jashtme në vend të Enver Hoxhajt dhe Kurtan Kajtazi në ministrinë e Bujqësisë në vend të Memli Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …