Qeveria e Kosovës në një afat të pacaktuar do të marrë masa të reciprocitetit për secilin shtet, edhe për Serbinë

Qeveria e Kosovës në një afat të pacaktuar do të marrë masa të reciprocitetit për secilin shtet, edhe për Serbinë

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në një afat të pacaktuar do të marrë masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e arsyeton një veprim të tillë si obligim të qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të shtetit të Kosovës. Kryeziu nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë se kur mund të pritet një vendim për çështjen e reciprocitetit, por ka shtuar se vendimi do të merret me kohë. Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …