Me premtimin, deri në betim, se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush ka pritur që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri. Në fund të mandatit të saj 4-vjeçar, realiteti është krejt ndryshe. Vetë kryeministri, Albin Kurti, u ftua nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorinë të shkonte tek ai. Rasti lidhet me rezervat shtetërore, në të cilin është direkt e përfshirë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari. E, me hetime apo procedura gjyqësore u përballën edhe zyrtarë të tjerë. Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit thonë se rastet e sinjalizimeve të korrupsionit ose keqpërdorimit të detyrës zyrtare shënuan rritje në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me luftën e saj kundër korrupsionit. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, thotë se gjatë këtij viti janë raportuar dhjetëra raste të sinjalizimit nga jashtë për korrupsion të mundshëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga 1 janari deri në dhjetor, ai thotë se APK-ja ka trajtuar 38 raste të tilla, prej të cilave nëntë janë dërguar për hetim në prokurori, shtatë u janë dërguar institucioneve publike për trajtim dhe tri janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje – të tjerat ose janë refuzuar, ose janë ende në trajtim në APK.
Kontrolloni gjithashtu
Për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ambasadori, Christopher Hill, nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi
Për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” , ambasadori amerikan në Serbi, …