Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës paralajmëron ri formatimin e saj

Qeveria e Kosovës paralajmëron  ri formatimin e saj por opozita nuk e mbështet ngase sipas tyre, as ky hap nuk do të sjellë zhvillime pozitive. Ky ri formatim  do të përfshinte edhe zvogëlimin e ministrive, dhe do t’ia kursente buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro brenda një mandati. Kështu kanë vlerësuar hulumtuesit e institutit GAP dhe njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, numri i ministrive do të duhej të zvogëlohej nga 19 sa është tani në 13 gjithsej. Sipas Qeverisë, ri formatimi do të vijë si rezultat i pajtimit të partnerëve të koalicionit PDK-LDK. Mirëpo, partitë opozitare, bashkë me analistët politikë kanë deklaruar se partitë në pushtet i kanë sistemuar dhe po i sistemojnë ende njerëzit e tyre partiakë nëpër këto ministri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …