Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës: Pensionet e veteranëve janë një e drejtë ligjore, do të paguhen të gjitha

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se i ka siguruar fondet për pagesat e pensioneve të veteranëve të UÇK-së dhe ka proceduar në Kuvend ndryshimet e buxhetit, dhe pret që deputetët të votojnë këto ndryshime sa më shpejt, që pensionet të paguhen në mënyrë retroaktive.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bashkëpunim me Ministritë përkatëse, i ka kryer të gjitha procedurat për pagesat e veteranëve dhe tashti çështja është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta rishqyrtojë buxhetin në afat optimal. Së këndejmi, sa i përket borxhit për këtë vit (gusht deri dhjetor 2017) Qeveria i ka siguruar fondet dhe ka proceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e buxhetit dhe pret që deputetët të votojnë këto ndryshime sa më shpejt dhe që pensionet të paguhen në mënyrë retroaktive. Sa i përket shqetësimit të veteranëve të UÇK-së rreth mos pagesës së pensioneve, drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta, në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla, ndjen keqardhje që Qeveria e kaluar nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për Veteranët e Luftës. Gjithashtu Syla, siguron veteranët se Qeveria Haradinaj, do të ndajë buxhetin për vitin 2018, për pagesën e pensioneve për 12 muaj, pa ndërprerje, për këto kategori. Për Qeverinë Haradinaj, tema e pensioneve dhe pagesës me kohë të tyre, nuk është e diskutueshme, sepse është e drejtë e ligjshme e veteranëve të luftës dhe kategorive tjera të lirisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …