Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se ftesa e kryeministrit Mustafa drejtuar partive opozitare dhe dalja në teren e tij për të biseduar me qytetarët e zonës se Rugovës po shihet si zbutje e qëndrimit të Qeverisë ndaj çështjes se demarkacionit. Ai ka shtuar se kjo çështje pritet të marrë epilog përfundimtar ditëve në vijim. Sherifi nuk ka dashur të zbulojë detaje se çka po bisedohet në takimet e përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Poashtu ai ka përgëzuar pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këto takime, ndërsa ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për kompletimin e ekipit menagjues, i cili do të bëjë hartimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, duke paralajmëruar se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të sjell trazira në vend.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …