Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive. Ky vendim, i cili është marrë para disa javësh, është pjesë e rimëkëmbjes ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se mjetet e ndara për bizneset pritet të shpërndahen më së largu deri të mërkurën. “Më së largu deri nesër pritet të nisë shpërndarja e 60 milionë eurove për subvencion të pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës”. Sipas këtij vendimi, ndarja bëhet për subvencionimin e pagave për biznese aktive, duke u bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019.
