Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës pritet që të premten ta votojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

Qeveria e Kosovës  pritet që të premten të votojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, zbatimi i të cilit mund të nisë pasi të miratohet. Që prej formimit të qeverisë, ekzekutivi është kritikuar në vazhdimësi nga partitë opozitare për vonesë në prezantimin e programit qeverisës, derisa pjesëtarë nga shoqëria civile vlerësojnë se qeveria ka pasur mjaftueshëm kohë për hartimin e tij duke e theksuar të domosdoshme që i njëjti të reflektojë mbi nevojat e qytetarëve. Në fundjavën e dytë të muajit prill kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Megjithatë, programi ende nuk është prezantuar dhe votuar në qeveri. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se programi do të votohet këtë të premte.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …