Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator

Qeveria e Kosovës refuzon kërkesën e Serbisë për bashkëpunim dhe dorëzimin e provave lidhur me Milan Radoiçiqin

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim dhe dorëzimin e provave lidhur me Milan Radoiçiqin në rastin e sulmit terrorist, në Banjskë Në një përgjigje publike Ministria e Drejtësisë tha se vlerëson që kërkesa e Serbisë është në kundërshtim me nenin 85, të ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale. Po ashtu, sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë dhe gjykojnë çështjet që pretendohet të jenë kryer brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje. Ministria ka sqaruar se fillimisht Serbia ishte ajo që refuzoi të bashkëpunojë në këtë rast, meqenëse të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë, sipas autoriteteve të Kosovës, ishin trajnuar në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …