Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj tha se për Projektligjin në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duhet të bëhen disa ndryshime pasi sipas tij nuk rregullohet siç duhet çështja e këtij kompleksi. Nëse pajtoheni edhe ju javën e ardhshme sjellim disa ide konkrete”, tha Limaj. Kështu Qeveria mori vendim që vendimin për këtë Projektligj ta shtyj për javën e ardhshme. Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj tha se javën e ardhshme të merret patjetër vendimi pasi sipas tij kompleksi Memorial, “Adem Jashari” rrezikohet.
