leoni

Endrit Shala: Nisma Socialdemokrate po i pret veprimet e kryetarit të vendit konform Kushtetutës për çështjen e mandatarit

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur taksë edhe brendeve ndërkombëtare më prejardhje nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot edhe një masë shtesë ndaj Serbisë. Kësisoj, brendet ndërkombëtare me prejardhje nga Serbia e Bosnja të cilat deri më tani nuk paguanin taksë, nga sot do ta bëjnë një gjë të tillë raporton lajmi.net. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq që këtë të ditur e ka bërë edhe minstri i Tregtisë, Endrit Shala. “Sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim timin edhe lista e 9 brendeve ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pa masën 100 për qind, është eliminuar. Tashmë të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do t’i nënshtrohen masës 100 për qind”, ka shkruar ai.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim timin edhe lista e 9 brendeve ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pa masën 100 për qind, është eliminuar. Tashmë të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do t’i nënshtrohen masës 100 për qind Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vendosur masën tregtare tarifore 100 % ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina më 21 nëntor 2018. Përjashtim nga kjo masë kanë disa marka apo brende të njohura ndërkombëtarësh. Pas kërkesave të shumta për inkuadrim në këtë listë, ne kemi analizuar këto ankesa, dhe futja eventuale e tyre në listën që përjashtohet nga taksa, atëherë do të humbte edhe kuptimin e taksës. Për me tepër, duke dëshiruar që ketë një tretman të barabartë për të gjithë këto kompani, të cilat fatkeqësisht vijnë nga vendet aleate dhe mike të Kosovës, dhe duke dëshiruar që të kemi një tretman të barabartë për të gjithë, i rekomandova Qeverisë së Republikës së Kosovës për të anuluar apo hequr pikën 2 të vendimit nr. 01/76 të datës 21 Nëntor 2018, dhe aneksin e vendimit të cilin përmban listën e atyre brendeve”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …