leoni

Qeveria e Kosovës: Të kota dhe të pakuptimta reagimet e krerëve politikë në Serbi lidhur me Trepçën

Qeveria e Kosovës i konsideron të kota dhe të pakuptimta reagimet e krerëve politikë e institucionalë në Serbi në lidhje me miratimin e Ligjit për Trepçën nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Dilemave të ngritura nga kryeministri i Serbisë u është përgjigjur Prishtina zyrtare, duke i cilësuar të pakuptimta qëndrimet e Beogradit karshi pasurisë së Kosovës. Sokol Havolli, shef i kabinetit në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se vendimet e tilla që janë marrë nga Beogradi zyrtar janë të pakuptimta për institucionet e Kosovës. Ky është një vendim i pakuptimtë dhe i pa efekt në Kosovë, pasi që ligjin për Trepçën e ka nxjerr Kuvendi i Kosovës dhe është një Ligj i cili është i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse shtrihen në pjesën jugore, perëndimore apo çfarëdo pjese të Republikës së Kosovës”, tha Havolli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …