Qeveria e Republikës së Kosovës sot pritet të mblidhet dy herë për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“E martë 20 shkurt, dy mbledhje të Qeverisë: Në ora 10:00. Rendi i Ditës: ‘Miratimi i kërkesës drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për tërheqje të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Në ora 16:00. Rendi i ditës: ‘Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi”, thuhet në dy njoftimet për media të Qeverisë.