Qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj. Vendimi nis së zbatuari më 1 nëntor në tri faza.
E para është qortimi i shoferëve që vozisin makina me targa të tilla;
E dyta është gjobë prej 150 eurosh për ata shoferë dhe;
E treta janë targat provuese.
Zbatimi i këtij plani do të përfundojë më 21 prill, prej kur në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Përkundër presionit ndërkombëtarë, pra, kërkesë së SHBA-së dhe BE-së për shtyrje 10 muaj të vendimit, Qeveria, konsideron se ka vepruar në mënyrë korrekte.