Qeveria e Malit të Zi ka refuzuar të pranoj respirator si formë dhurate nga Serbia. Ndërkohë autoritetet e Serbisë kanë kërkuar nga Mali i Zi që ta rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin e tyre për këtë refuzim të donacionit nga Serbia por refuzimi i qeverisë malazeze ka qenë kategorik dhe kanë theksuar se nuk duan ndihma nga Serbia as gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID-19. Presidenti i Këshillit Kombëtar për Emergjenca të Malit të Zi, Milutin Simunovic, ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq nuk ka nevojë të brengoset për Malin e Zi. Do të gjendemi ne. Për fat të mirë ka shtete e tregje në të cilat është e mundur me paratë tona të blejmë pajisjet e munguara. Lajmin për refuzimin kategorik të kësaj ndihme e ka konfirmuar ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …