Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi marrëveshja që rregullon marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi. Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë. Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri. Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviq tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani. Disa nga partitë që janë në Qeveri që e mbështesin atë në Parlament, kishin paralajmëruar nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në rast se Qeveria e pakicës së Abazoviqit e miraton Marrëveshjen Themelore.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …