leoni

Qeveria e përkushtuar ta fuqizojë sektorin minerar

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në vazhdën e angazhimeve për realizimin e objektivave të Qeverisë është e përkushtuar që të zhvillojë dhe fuqizojë sektorin minerar, duke çmuar dhe vlerësuar si shtyllën më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm të vendit, ka deklaruar Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik, në tryezën me temë   “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet”, organizuar nga UNDP.

Me këtë rast, ministri Stavileci tha se Qeveria është në proces të krijimit të  një “one-stop-shop” që është një hap drejt përmirësimit të ambientit biznesor për investime, por që këto investime gjithmonë duhet pasur edhe një avantazh që duhet të jetë dimensioni social dhe mjedisor.

Ministri Stavileci bëri të ditur se Departamenti i Minierave në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është i  angazhuar në hartimin e politikave dhe strategjive zhvillimore për sektorin minerar në mënyrë  që resurset minerale të shfrytëzohen sipas standardeve e duke pasur parasysh çështjet sociale dhe mjedisore, hartimin e kuadrit ligjor funksional për lehtësimin e procedurave operative të sektorit minerar, rritjen e investimeve ne këtë sektor  dhe me një transparencë te plot dhe llogaridhënie.

Ministri Stavileci më tej tha se objektiv i Qeverisë së Kosovës është edhe anëtarësimin në NTIN (Nisma për Transparencën e Industrive Nxjerrëse), duke shtuar se ky anëtarësim  do të ndikoj në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin minerar në Kosovë.

Nga ana tjetër Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, ka shprehur përkrahjen e saj për Institucionet e Kosovës në mënyrë që Kosova ekonomia e Kosovës të shënoj rritje.

“Duam të ju ndihmojmë ministrive që të vendosin legjislacionin në terren dhe të bëjmë rregullimet e duhura të sigurojmë që çfarë do që bëhet në Kosovë të përfitoj ekonomia dhe publiku i Kosovës”, tha Roccasalvo.

Ndërsa  Patrick Etienne, drejtor i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë konfirmoi mbështetjen e shtetit zviceran në përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit. “Në i mbështesim përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovës dhe  jemi duke kontribuar bashkërisht me UNDP me këtë program”, tha Etienne.

Ndryshe, raporti i UNDP-së  jep rekomandime se çfarë masa duhet të ndërmerren për të adresuar pikat që janë me rrezikshmëri të lartë për korrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …