Qeveria e Kosoves

Qeveria e përmbylli vitin e kaluar me 185 milionë euro borxh

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa e ka përmbyllur vitin 2015 me një borxh të konsiderueshëm ndaj qytetarëve dhe institucioneve, që kap shifrën e rreth 185 milionë eurove. Nga pasqyrat e shpenzimeve, ekzekutivi borxhin më të madh e ka pasur në shpronësimin e pronave. Kështu, Ministria e Mjedisit që ka përsipër procesin e shpronësimeve, ka detyrime ndaj qytetarëve që llogariten mbi 146 milionë euro. Ministria e Infrastruktuës dhe ajo e Bujqësisë, sipas raportit të shpenzimeve, vlerësohen gjithashtu si ndër ministritë me më së shumti borxhe.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …