Qeveria e re ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me BE-në

Qeveria e re ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me BE-në

Njohësi i integrimeve evropiane, profesori Avni Mazreku, ka vlerësuar se Qeveria e re e Kosovës duhet ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me agjendën evropiane. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo është e rëndësishme për përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së. “Spektri politik duhet të ketë pajtueshmëri dhe kompromis sa i përket formimit të asociacionit të komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, sepse kjo e fundit është vendosur si kusht nga ana e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave”, ka thënë Mazrreku. Duke folur për idenë e formimit të tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, i cili është diskutuar në Trieste të Italisë, Mazrreku i ka ftuar institucionet e Kosovës të jenë të kujdesshme në këtë rast. Ai ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në këto iniciativa me njohjen nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …