Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për të ndarë 1 milion euro për dëmet e shkaktuara në bujqësinë e komunës së Rahovecit nga breshëri dhe vërshimet!
Urojmë fermerët e Komunës së Rahovecit të cilët do të përkrahen edhe më tutje me të gjitha kapacitetet në të mirën e zhvillimit të bujqësisë në Komunën e Rahovecit, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.