leoni

Klase shkollore

Grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore, kryeministri Haradinaj takon përfaqësuesit e SBASHK-ut

Të gjitha institucionet arsimore sot do të jenë në grevë dyorëshe.  SBASHK thekson se greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.

“Duke e parë se  pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës, SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues. Pra, e marta e 20 shkurtit do të gjejë tërë arsimin e Kosovës në grevën dyorëshe”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta takojë sot kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …