Varreza masive

Qeveria e Serbisë dhe EULEX-i nuk lejojnë hapjen e varrezave masive në Serbi as në Kosovë

Kryetari i Komisionit për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, ka bërë të ditur se  po vazhdon bllokada e Beogradit për hapjen e varrezave masive ku janë groposur eshtrat e shqiptarëve nga serbët gjatë luftës  në disa lokacione si në Jollovishtë të Rashkës e në Novi Pazar. Punimet janë ndërprerë edhe në Rashkë ku janë gjetur eshtrat e shumë shqiptarëve, të kidnapuar në Kosov të ekzekutuar nga serbët gjatë kohës së luftës, 17 vjet më parë.  Gjetaj ka akuzuar edhe EULEX-in, i cili po e mban të bllokuar procesin e gropimeve brenda Kosovës. Sidoqoftë, javë me parë është mbajtur një takim në Beograd mes delegacioneve, për të koordinuar punën në terren, pasi hulumtimet për varreza masive nisin në pranverë dhe mbyllen në vjeshtë. Në krye të delegacionit të Kosovës, është emëruar, ish ministri i Mërgatës,  Ibrahim Makolli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …