Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ndan miliona euro për komunat me shumicë serbe, me një përqendrim në katër komunat veriore të Kosovës. Sipas projeksioneve të fundit të parashikuara me Projektligjin për buxhet të vitit 2020, Serbia ka paparë të investojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj. Rreth 63 milionë euro janë planifikuar për Zyrën për Kosovën që funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë. Pjesa më e madhe e fondeve, parashihet të shpenzohet për “mbështetjen e funksionimit të institucioneve dhe organizatave në territorin e Kosovës”. Fjala është para së gjithash për strukturat paralele apo “organet e përkohshme” të shtetit serb në Kosovë, të cilat Kosova nuk i njeh dhe të njëjtat, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, do të duhej të integroheshin në institucionet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …