Qeveria e Kosovës

Qeveria e Serbisë, po i bën presion Kosovës që ta shtyjë në sjellje reciproke, destruktive (!)

Zyrtarë të lartë të  Qeverisë së Kosovës, të trimëruar me rastin e lirimit të policit, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe, tani 17 vjet pas luftës, arrestimet e qytetarëve të Kosovës gjatë rrugëtimeve të tyre private  nëpër Serbi i konsiderojnë të papranueshme, joligjore, madje edhe si shenja hakmarrëse të Qeverisë së Serbisë, për t’i bërë presion Kosovës dhe ta shtyjnë në sjellje, reciproke,  destruktive. Autoritetet serbe patën arrestuar nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, me dyshimet dhe akuzat për krime lufte, por ai është liruar pas një muaj qëndrimi në paraburgim. Ndërkaq, ditë më parë, me dyshime dhe akuza të njëjta, është arrestuar edhe qytetari tjetër nga Kosova, Hilmi Kelmendi. Ministria e Jashtme  deklaron se  me këto arrestime Serbia po rrezikon  shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilat aq shumë interesohet Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …