Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiq, do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, ku do të paraqesë një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Vuçiq do të takohet edhe me Patriarkun Porfiri dhe Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe, si dhe me ambasadorin kinez Çen Bo dhe ambasadorin rus Aleksandar Bokan Harçenko. Në seancën e Qeverisë, Vuçiqi do të prezantojë një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti për targat. Kryetari i Serbisë do të takohet me Patriarkun Porfiri dhe me Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe, të cilin do ta informojë për situatën e fundit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …