leoni

Qeveria Serbe

Qeveria e Serbisë, vazhdon të ndërhyjë me formimin e organeve që prekin sovranitetin e Kosovës

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se Qeveria e këtij Shteti, (në vazhdën e ndërhyrjeve që prekin sovranitetin e Kosovës) ka miratuar themelimin e një Organi ndërministror, i cili e ka për detyrë të merret me kulturën dhe informimin në Kosovë. Autoritete e Kosovës nuk japin shpjegime për një grup të tillë, i cili do të veprojë në territorin e vendit tonë. Institucionet e trashëgimisë kulturore nuk kanë as informacion për projektin e paralajmëruar në monumentin që vetë shteti i Kosovës e mbron me ligj. Serbia ka themeluar një Grupi punues të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë për bashkëpunim me Zyrën e Kosovës në Serbi. Ky organ i ri do të merret me të gjithë çështjet e fushës së kulturës e të informimit në Kosovë, thuhet  në komunikatën e Ministrisë së Kulturës të Serbisë, e cila është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …