Qeveria e shkarkuar ka mbajt mbledhjen e saj të radhës duke përdorur platforma të internetit. Gjatë mbledhjes së zhvilluar, Qeveria në detyrë në mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente, vendime dhe politika nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Në mesin e 25 vendimeve që i ka marr gjatë mbledhjes së saj, Qeveria e shkarkuar ka miratuar nismën për negociimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Komisionit Evropian për “Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore. Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua edhe Raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së Sistemit të financimit të Komunave për vitin 2019. Vendimi gjithashtu obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve që të adresojë dhe mbikëqyrë rekomandimet e këtij raporti. Pas shqyrtimit, kabineti qeveritar ka aprovuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore “Për Projektin Nxitja dhe Levrimi i Mundësive për Sektorin e Ujit”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …