leoni

Qeveria e Shqipërisë dërgon në Kuvend të gjitha ligjet e paketës “anti-KÇK”

Qeveria e Shqipërisë dërgon në Kuvend të gjitha ligjet e paketës “anti-KÇK”

Në fjalën e tij në seancën e sotme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se paketa kundër KÇK-së e fut thikën në zemër të krimit të organizuar. “Ne kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore si asnjëherë më parë, në të dyja anët e medaljes. Në anën e medaljes që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit të organizuar dhe në anën e medaljes që është pasqyrë e krimit në sistemin e drejtësisë. Sot ne i japim një fuqi të re ILD duke i dhënë mundësi inspektorit të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve kriminale të gjykatësve, duke kërkuar Brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra. I hapim rrugë fillimit menjëherë të hetimeve për gjykatësit në fjalë. Këtyre do t’iu bëhet me keq se Vettingu kur KÇK të materializohet me një vendim. Nuk mund të ketë më një lojë macja me miun. Ofensiva që po bëjmë nuk është një lojë dhe asnjë nga aksionet e radhës, por një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar, duke goditur pasurinë. Burgu për këta nuk mjafton, pasi duhen zhveshur nga pasuria”, u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Punëve të Jashtme mblidhet në Luksemburg për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 14 prill në …