Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Spanjës do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë seancës që do të mbahet të martën

Autoritete të Partisë Socialiste në Spanjë, nga radhët e së cilës është edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sançez dhe të tjerë , janë deklaruar se do  të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë seancës që do të mbahet të martën. Europe Pressm bëri të ditur se pesë anëtarët socialistë dhe tre nga PP-ja, do ta refuzojnë anëtarësimin e Kosovës, pavarësinë e së cilës nuk e njohin, sipas burimit të këtij mediumi, për të cilin thonë se është nga partia e Sanchez. Spanja do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës edhe në Komitetin e Ministrave. Ministri i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Albares do ta refuzojë anëtarësimin e Kosovës. Ndërkohë, debati për Kosovën pritet të mbahet të martën, kjo pas rekomandimit të raportueses Dora Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …