Qeveria e Spanjës, në Madrid i ka dhënë një Ultimatum Katalunjës se nëse sot deri në orën 10:00 nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, Spanja do t’i pezullojë këtij rajoni autonominë e zgjeruar që gëzonte deri më tani. Nëse sfidon thirrjet e qeverisë qendrore dhe përkundër vullnetit të saj e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Puigdemont vendos ta shpallë përfundimisht pavarësinë, aktivizimi i nenit 155 duket i pashmangshëm. Por, frika është e madhe se ndërhyrja e Madridit për vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën mund të çojë drejt trazirave në rajon. Neni në fjalë, pjesë e Kushtetutës së vitit 1978 që çimentoi sundimin demokratik në vend pas vdekjes së diktatorit Franko, nuk është aktivizuar asnjëherë më parë. Përpara skadimit të afatit pati protesta masive mbi arrestimin e dy liderëve të lëvizjes separatiste në Katalonjë. Për Puigdemont, ky është paralajmërimi i dytë dhe i fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …