Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Qeveria është në dijeni të kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, andaj do të veprojë në bazë të Kushtetutës

Zyrtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kanë bërë të ditur se për  Radion Evropa e Lirë se më 3 nëntor, misioni në Kosovë e ka pranuar kërkesën prej Qeverisë së Serbisë që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi. Qeveria e Kosovës është në dijeni të një kërkese për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe përgjigja do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në hartim e sipër të përgjigjes, do të analizohen edhe marrëveshjet e Brukselit, të arritura mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.  Përmbajtja dhe detajet e kërkesës do të analizohen dhe përgjigjja jonë do të jetë gjithmonë në dritën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës, respektimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës sipas nenin 2 të Marrëveshjes Bazike të Brukselit 27 shkurtit, dhe praktikave evropiane të bashkëpunimit ndërshtetërore për votim jashtë vendit për qytetarët me shtetësi të dyfishtë”.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …