Qeveria ka ftuar qytetarët e komuniteteve jo-shumicë që të aplikojnë për punë në ndërmarrje publike. Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, inkurajon të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike. Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe nenit 8 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ka shpallur konkurs për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që do të përfaqësojnë interesat e Komunës ku Trepça Sh.A. vepron, që të aplikojnë në konkursin për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A., thuhet në mes tjerash në komunikatën e Kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …