Qeveria gjermane e ka mohuar se kancelarja, Angela Merkel, ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Aleyaksander Lukashenko. Deklarata hedh poshtë pretendimet e Lukashenkas, i cili ka thënë se ka biseduar me Merkelin. Ai tha se kishte pranuar një telefonatë më 16 gusht nga Merkel, e cila sipas tij, dëshironte të fliste derisa po mbaheshin protestat dhe grevat kundër tij në mbarë vendin. Shpërthimi i protestave paraqet sfidën më të madhe të udhëheqjes 26-vjeçare të Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Kontrolloni gjithashtu
Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …