Qeveria gjermane nuk komenton propozimin e kryeministrit, Edi Rama, lidhur me Konferencën ndërkombëtare për Kosovën, edhe pse propozimi ka marrë përkrahjen e kreut të Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, pas tensioneve në veri të Kosovës dhe pas ngecjes së implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Një zëdhënës i Qeverisë gjermane ka thënë se nuk duan ta komentojnë propozimin e kryeministrit të Shqipërisë rreth konferencës. Nga Zyra për Media e Qeverisë gjermane thonë se krahas kësaj, Berlini zyrtar bashkë me partnerë evropianë dhe emisarin sllovak Mirosllav Lajcak, janë në komunikim konstant me të gjithë akterët e rëndësishëm për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Kërkojmë nga ju mirëkuptim që ne nuk komentojmë propozimin e kryeministrit shqiptar. Krahas kësaj, së bashku me partnerët tanë evropianë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Lajçak, jemi në shkëmbim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevant për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …