leoni

Qeveria gjermane vlerëson si të shkëlqyera marrëdhëniet me Shqipërinë

Pak pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me Kancelarin Gjerman Olaf Scholz në Berlin, qeveria gjermane vlerëson si të shkëlqyera marrëdhëniet me Shqipërinë. Zonja  Christiane Hoffmann, njëra nga zëdhënëset e Qeverisë Gjermane ripërsërit mesazhin e Kancelarit Scholz se Shqipëria mbetet një nga partnerët më të besueshëm të Gjermanisë. “Marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë të shkëlqyera. Ne jemi të lumtur të mbështetemi te Shqipëria si një partner i besueshëm dhe mbetemi një partner i ngushtë dhe i besueshëm në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Hoffmann. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në Berlin, Kancelari Scholz vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …