Qeveria e Kosovës

Qeveria, Haradinaj, tashmë në dorëheqje, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Kabineti në largim, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë. Kjo qeveri që rriti numrin e ministrive, krijoi një projekt-ligj, që synonte zvogëlimin e tyre. Mirëpo, Haradinaj dha dorëheqje e projekt-ligji ka mbetur vetëm në letër dhe nuk është proceduar. Qeveria e Sllovenisë me dy milionë banorë ka 16 ministri, ajo e Estonisë 15 si dhe shteti me ekonominë më të fortë në Evropë, Gjermania, ka gjithsej 14 ministri. Paga e kryeministrit të Kosovës, është 2,950 euro, ndërsa e zëvendëskryeministrit 2,500 euro. Ministrat në Kosovë marrin pagë 2 mijë euro, kurse një zëvendësministër paguhet 1,150 euro. Këto paga nuk përfshijnë edhe shpenzimet tjera siç janë; këshilltarët, veturat, shoferët, asistentët administrativë, telefoni si dhe shumë shpenzime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …