leoni

Qeveria hesht për vizitën e Dikoviqit në Kosovë, por nuk hesht, Natasha Kandiq

Përderisa Qeveria e Kosovës hesht dhe në heshtje e kalon vizitën e kriminelit Dikoviq në Kosovë, drejtoresha e Fondit për të Drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, është shprehur e befasuar për faktin se  KFOR-i e ka lejuar hyrjen në Kosovë të kryeshefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, kur dihet se ai akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, të zbuluara në varrezën masive në “Rudnicë .

Kandiq në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR-it nuk i përcjell vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilave i ndalohet Dikoviqit hyrja në territorin e Kosovës. “Mendoj se kjo është gjë mjaft e keqe, meqë dëshmon se KFOR-i me gjasë nuk është sa duhet i informuar për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me disa zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët që janë nën dyshime publike për përgjegjësi dhe pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës të njësiteve që kanë komanduar”, ka thënë ajo.

Kandiq  thotë se  Qeveria e Kosovës do të duhej të vendoste se a do t’i lejojë KFOR-it që të udhëheq politikë të pavarur apo do t’i përmbahet vendimeve të ekzekutivit kur janë në pyetje interesat e larta si drejtësia dhe veprat e liga të kryera. Ajo bëri të ditur se  nesër vazhdon procesi gjyqësor kundër Dikoviqit, ndërkohë që Prokuroria për krime lufte në Beograd vazhdon hetimet, në bazë të padisë penale që Fondi ka bërë kundër tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …