Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Me anë të një postimi është thënë se sasitë e vaksinave po shtohen vazhdimisht, andaj qytetarët e kualifikuar duhet të vaksinohen sipas grupeve prioritare të vaksinimit. Me këtë rast, qeveria ka ftuar qytetarët që të regjistrohen në platformën “Ekosova” për të rezervuar terminin për vaksinim. “Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.net”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …