Komuna e Deçanit njofton se, Qeveria ka aprovuar vendimin Nr.01/23 datë 13.08.2020, Masën 10 “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi” dhe obligon Agjencinë për Barazi Gjinore institucion përgjegjës për zbatimin e kësaj mase. Target grupet dhe ndarja e fondeve Grupi i parë që do të përfitoj nga ky fond përmes Masës 10 përfshinë: Institucionet e arsimit parashkollor privat (çerdhet dhe kopshtet private) dhe institucionet e arsimit parashkollor të regjistruara si OJQ (çerdhet dhe kopshtet private), të licencuara nga MASH. Shuma totale për zbatimin e Masës 10 është 1 milion euro për fazën e parë të zbatimit të kësaj mase. Agjencia për Barazi Gjinore ruan të drejtën e shpërndarjes së fondeve në bazë të nevojave, numrit të përfituesve dhe baraspeshimit të vlerave totale në shpërndarje. Aplikimet duhet të dorëzohen brenda afatit kohor prej 15 ditësh nga data e njoftimit. Afati i fundit për dorëzim është data 30 Tetor 2020 para orës 24:00 në mesnatë. Për me tepër shiko linkun më poshtë.
https://abgj.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/https://abgj.rks-gov.net/publikim…/…/shpalljet-dhe-njoftimethttps://kk.rks-gov.net/decan/news/njoftim-20/