Qeveria e Kosovës ka dërguar në Bruksel një projekt-plan me reformat që synon t’i kryejë, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së. Pjesa e Kosovës nga kjo pako është 945 milionë euro, nga gjithsej 6 miliardë të parapara Ballkanin Perëndimor. Por, për të përfituar këto mjete, ka kushtëzime. Përveç reformave, për Kosovën e Serbinë, është edhe një kusht shtesë: progresi në dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese. Kosova ka filluar punën për të përmbushur “detyrat” e caktuara për të përfituar nga plani 6 miliardësh i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar javën e kaluar se tashmë i kanë dërguar Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Kosova është vendi i parë në rajon që ka përmbushur këtë hap, derisa njoftoi edhe se çka përfshin drafti e sektorët që do të preken nga reformat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …