Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike gjatë së cilës, duke u bazuar në rekomandimet e nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe ministrive përkatëse, janë miratuar masat e reja kundër Covid-19. Në mesin e këtyre masave është edhe vendimi për lejimin e mësimit me prani fizike të të gjithë nxënësve në shkolla dhe studentëve nëpër fakultete duke respektuar masat parandaluese për përhapjen e pandemisë. “ Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale. “Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.”, thuhet në mes tjerash në vendimin e Qeverisë. Gjithashtu është zgjatur edhe orari i gastronomisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …